Kampionati i futbollit 5×5/ 8 skuadra në garë për titullin kampion, këto janë çiftet e fazës 1/4 - FSHF

Kampionati i futbollit 5×5/ 8 skuadra në garë për titullin kampion, këto janë çiftet e fazës 1/4

Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5, që organizohet nga FSHF do të luajë këtë javë katër ndeshjet e fazës çerekfinale për këtë edicion të tretë futbollistik. Në çerekfinale kanë mbetur vetëm 8 ekipe, nga 32 që ishin në fillim, të cilat do të luftojnë deri në fund për titullin kampion të këtij sezoni.

MFC Genius, Beautiful Albania, Vila L, Art Inox, KS1, Kismeti, Prestige dhe Six Star janë tetë skuadrat ende në garë, teksa nga shorti i ditës së sotme, u përcaktuan edhe çiftet e fazës çerekfinale.

MFC Genius do të përballet me ekipin e Beautiful Albania në çerekfinale, teksa Vila L do të luajë kundër Art Inox-it. Sakaq, edhe dy sfidat e tjera të kësaj faze premtojnë mjaft emocione, me KS1 që rigjen Kismetin edhe në çerekfinalen për kampionin kombëtar, ndërsa Prestige luan kundër Six Star-it.

Ndeshjet do të luhen të martën, të mërkurën, të enjten dhe të premten.

Ndeshjet e fazës çerekfinale të kampionatit 5×5:

MFC Genius – Beautiful Albania, e martë, ora 19:00

KS1 – Kismeti, e mërkurë, ora 21:00

Prestige – Six Star, e enjte, ora 19:00

Vila L – Art Inox, e premte, ora 19:00