Kampionatet U-17 dhe U-19, ja ekipet finaliste

Janë zhvilluar ditën e sotme ndeshjet gjysëm finale të fazës play-off për kampionatet e moshave U-17 dhe U-19. Ndeshjet u luajtën ditën e sotme në Qendrën Sportive Kamëz.

Kategoria Superiore U-17 do të ketë në finale Tiranën dhe Shënkollin, që kanë triumfuar në ndeshjet e tyre gjysëm finale. Tirana mundi Teutën me rezultatin 2-1, ndërkohë që Shënkolli arriti të triumfojë ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-0.

Kategoria Superiore U-19 do të ketë në finale Vllazninë dhe Shkëndijën e Tiranës. Vllaznia ka mundur minimalisht Flamurtarin, duke fituar 1-0 dhe siguruar finalen e madhe. Shkëndija e Tiranës kishte përballë Besë, të cilën e mundi 4-2, në një ndeshje plot emocione dhe gola.

Javën e ardhshme do të përcaktohet datat dhe stadiumet e ndeshjeve finale.