Janë mbyllur kampionatet e Kategorisë Superiore U-17 dhe U-19. Në fundjavë janë shpallur ekipet fituese për grupet A dhe B, të cilëve i janë ndarë dhe kupat si ekipe fituese.
Në kampionatin e U-17, Kategoria Superiore, Grupi A, fitues është shpallur Tirana. Në Grupin B vendi parë ka shkuar për Teutën. Në kampionatin e U-19, Kategoria Superiore, fitues të grupit A janë shpallur kuqeblutë e Vllaznisë. Trofeu ju dorëzua nga “Legjenda Futbollit Shqiptar” Bedri Omuri. Flamurtari u shpall fitues i Grupit B. Më poshtë janë dhe ekipet që kanë siguruar fazën play-off:
Për Kategorinë Superiore U-17, kanë siguruar play-off:
Grupi A Grupi B
Tirana Teuta
Shënkolli Flamurtari
Për këto katër skuadra do të hidhet ditën e hënë shorti për ndeshjet gjysëm finale.
Për Kategorinë Superiore U-19, kanë siguruar play-off:
Grupi A Grupi B
Vllaznia Teuta
Shkëndija Tiranë
Për këto katër skuadra do të hidhet ditën e hënë shorti për ndeshjet gjysëm finale.

















