KALENDARI I AKTIVITETEVE TË FSHF PËR KËTË JAVË (5 - 11 MARS) - FSHF

KALENDARI I AKTIVITETEVE TË FSHF PËR KËTË JAVË (5 – 11 MARS)

FSHF ju njeh më poshtë me të gjithë kalendarin e plotë të aktiviteteve dhe eventeve për javën në vijim, si  edhe me të gjithë gamën tjetër të veprimtarive të Federatës së Futbollit, pjesë e planit të punës së Departamenteve përkatëse.

E HËNË, 5 MARS
– Luhen në Shkodër (ora 17.00) dhe në Gjirokastër (ora 14.00), dy takimet e javës së Kategorisë Superiore: Vllaznia-Flamurtari dhe Luftëtari-Kamza.
– Nis grumbullimi disa ditor në “Tropikal” Në Durrës e skuadrës kombëtare U-16, me një tjetër grup lojtarësh të datëlindjes 2003.
– Vazhdon në Qendrën e Ekipit kombëtare në Kamzë, në Shkollën e Trajnerëve, kursi i Radhës UEFA “B”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.
– Vazhdojnë në Tiranë (Në Kamëz), Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë grumbullimet javore të ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-13, U-15 dhe U-17, për stërvitjet e radhës. (ora 13.00 deri 17.00)
– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht në shkollën “Pal Engjëlli” dhe “Kushtrimi i Lirisë” dhe në Shkollën “Kosova”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan, Korçë e Shkodër.

E MARTË, 6 MARS
– Në Shkodër realizohet grumbullimi javor për ekipin kombëtar rajonal të moshave të ndryshme, sipas planit përkatës. Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht në shkollat: “Bajram Curri” dhe “Hasan Tahsin”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.
– Dita e dytë e grumbullimit të ekipit kombëtar U-16 në rezort “Tropikal” në Durrës me trajnerin Mustedanagiç.
– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “B” në Kamëz.

E MËRKURË, 7 MARS
– Dita e tretë e grumbullimit të ekipit kombëtar U-16 në rezort “Tropikal” në Durrës, me futbollistë të datëlindjes 2002.
– Mbledhja e radhës e Komisionit të Disiplinës.
– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “B” në Kamëz.

E ENJTE, 8 MARS
– Dita e katërt e grumbullimit të ekipit kombëtar U-16 në rezort “Tropikal” në Durrës, me futbollistë të datëlindjes 2003.
– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA B në Kamëz.
– Do të zhvillohet seminar dhe testime fizike me arbitrat femra në “Elbasan Arena” ora 10:00.

E PREMTE, 9 MARS
– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: “Ibrahim Brahja” dhe “Kongresi I Lushnjes”.
– Dita e fundit e grumbullimit të ekipit kombëtar U-16 në rezort “Tropikal” në Durrës, me futbollistë të datëlindjes 2003.
– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “B” në Kamëz.

E SHTUNË-E DIELË, 10-11 MARS
– Takimet e javës së 24, të Kategorisë Superiore të Futbollit Shqiptar
– Takimet e radhës në dy grupet A dhe B në Kategorinë e Parë
– Takimet e radhës, për Kategorinë e Dytë.
– Takimet e radhës për Kategorinë e Tretë
– Ndeshjet sipas kalendarit të të moshave, U-19 dhe U-17 për Superiore dhe Kategorinë e Parë.
– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “B” në Kamëz.
– Vazhdon në të gjtha zyrat kampionati U-7 deri në moshën U-19