KALENDARI I AKTIVITETEVE TË FSHF PËR DATAT E KËSAJ JAVE (2-8 PRILL) - FSHF

KALENDARI I AKTIVITETEVE TË FSHF PËR DATAT E KËSAJ JAVE (2-8 PRILL)

FSHF ju njeh më poshtë me të gjithë kalendarin e plotë të aktiviteteve dhe eventeve për javën në vijim, si për ndeshjet zyrtare e miqësore të planifikuara, por edhe me të gjithë gamën tjetër të veprimtarive të Federatës së Futbollit, pjesë e planit të punës së Departamenteve përkatëse. Ndër aktvitetet spikat këtë javë, edhe raundi i ndeshjeve të para gjysëmfinale, të Kupës së Shqipërisë në futboll, nisja e kursit “UEFA A” në Kamzë, por edhe vijimi i turneut të minifutbollit ndërmjet shkollave të Tiranës, “REPLAY”. Po kështu, të enjten në Shkodër, skuadra kombëtare e femrave U-19 do të luajë një ndeshje miqësore me Kosovën.

E HËNË, 2 prill
– Nis grumbullimi disa-ditor për ndeshjet zyrtare eleminatore të ekipit kombëtar të femrave A, nën drejtimin e trajnerit Grima.
– Nis grumbullimi disa-ditor edhe skuadra përfaqësuese të femrave të futbollit U-19, për miqësoren me Kosovën në Shkodër në 4 prill.
– Nis grumbullimin disa-ditor ekipi kombëtar U-15 i trajnerit Memushi.
– Ka nisur në Qendrën e Ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, kursi i Radhës UEFA “A”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.
– Vazhdojnë në Tiranë (Në Kamëz), Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë dhe Shkodër grumbullimet javore të ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-13, U-15 dhe U-17, për stërvitjet e radhës. (ora 14.00 deri 17.00).

E MARTË, 3 PRILL
– Vijon grumbullimi disa ditorpër ndeshjet zyrtare eleminatore të ekipit kombëtar të femrave A, nën drejtimin e trajnerit Grima.
– Vijon grumbullimi disa ditor edhe skuadra përfaqësuese të femrave të futbollit U-19, për miqësoren me Kosovën në Shkodër në 4 prill.
– Vijojnë oratë teorike dhe praktike në Qendrën e Ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, kursi i Radhës UEFA “A”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.
– Vijon grumbullimin disa-ditor ekipi kombëtar U-15 i trajnerit Memushi.
– Vazhdon turneu i minifutbollit “REPLAY” me shkollat e Tiranës në ambjentet e “Aquadrom”, sipas kalendarit përkatës.
– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan e Shkodër.

E MËRKURË, 4 PRILL
– Luhen takimet e para gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë në futboll, përkatësisht në Laç dhe në Vlorë: LAÇI-KUKËSI dhe SKËNDERBEU-FLAMURTARI.
– Vazhdon grumbullimi i ekipit kombëtar A të femrave për përgatitjet për ndeshjet eleminatore zyrtare.
– Vazhdon grumbullimit i ekipit kombëtar U-19 të femrave për takimin miqësor më Kosovën.
– Mbledhja e radhës e Komisionit të Disiplinës.
– Vijon grumbullimin disa-ditor, ekipi kombëtar U-15 i trajnerit Memushi.
– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “A” në Kamëz.
– Vazhdon turneu i minifutbollit “REPLAY” me nxënësit e shkollave të Tiranës në ambjentet e “Aquadrom”, sipas kalendarit përkatës.
– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, në Durrës, Elbasan e Shkodër.

E ENJTE, 5 PRILL
– Luhet ndeshja miqësore e ekipit kombëtar U-19 të femrave me përfaqësuesen e femrave të Kosovës, në Shkodër në orën 12.00.
– Ekipi kombetar A i femrave niset drejt Varshaves për ndeshjen eliminatore.
– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA A në Kamëz.
– Vijon grumbullimin disa-ditor ekipi kombëtar U-15 i trajnerit Memushi.
– Vazhdon turneu i minifutbollit “REPLAY” me nxënësit e shkollave të Tiranës në ambjentet e “Aquadrom”, sipas kalendarit përkatës.
– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan e Shkodër.

E PREMTE, 6 PRILL
– Luhet në Varshavë ndeshja zyrtare eliminatore, Poloni-Shqipëri për femrat, ora 17:30.
– Vazhdon turneu i minifutbollit “REPLAY” me shkollat e Tiranës në ambjentet e “Aquadrom”, sipas kalendarit përkatës.
– Vijon grumbullimin disa-ditor ekipi kombëtar U-15 i trajnerit Memushi.
– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe në Shkodër.
– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “A” në Kamëz.

E SHTUNË-E DIELË, 7-8 PRILL
– Takimet e radhës në Kategorinë Superiore të Futbollit Shqiptar (Java e 26)
– Takimet e radhës në dy grupet A dhe B në Kategorinë e Parë, ku përfudon edhe faza përkatëse.
– Takimet e radhës, për Kategorinë e Dytë.
– Takimet e radhës për Kategorinë e Tretë.
– Ndeshjet sipas kalendarit të të moshave, U-19 dhe U-17 për Superiore dhe Kategorinë e Parë.
– Vazhdojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “A” në Kamëz.
– Vazhdon në të gjtha zyrat kampionati U-7 deri në moshën U-19.