K.A. analize e testim teorik per vezhguesit - FSHF

K.A. analize e testim teorik per vezhguesit

Komiteti i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka organizuar sot paradite ne ambjentet e Federates nje takim te rendesishem ne prag te fillimit te edicionit te ri futbollistik.

Ne kete takim Kryetari i K.A.-se zoti Tahir Kastrati dhe pergjegjesi i sektorit te vezhguesve zoti Petrit Braja kane drejtuar nje analize te ilustruar me pamje  filmike  e cila me pas ka vazhduar me testimin teorik te vezhguesve te Kategorise Superiore.

Per kategorite e tjera e njejta procedure e Komitetit te Arbitrimit do te vazhdoje edhe per vezhguesit e kategorive te tjera te futbollit shqiptar.