International U-16 Tournament / Shqipëria humbet minimalisht ndaj Turqisë - FSHF

International U-16 Tournament / Shqipëria humbet minimalisht ndaj Turqisë

Kombëtarja shqiptare e 16 vjeçarëve e drejtuar nga Elvin Beqiri, ka humbur ndeshjen e dytë në turneun International U-16 Tournament ndaj bashkëmoshatarëve të Turqisë, me vendin organizator që ka triumfuar 1-0 falë golit të shënuar nga Burak Ince.

Shqipëria U-16 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni; Abazaj; Pano; Kurbasha; Neziri; Kote; Kreka; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni. Në pjesën e parë është luajtur një futboll i kujdeshëm, me të dy skuadrat që kanë studiuar njëri tjetrin për të gjetur hapësira, pa raste të shumta shënimi. Në fundin e pjesës së parë Turqia ka shënuar me anë të Ince, në minutën e 40-të. Me rezultatin 1-0 për vendasit skuadrat kanë shkuar në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë fillon me sulme nga ana e kuqezinjve që kërkojnë të gjejnë golin e barazimit por pa arritur të ndryshojnë fatin e ndeshjes, që mbyllet me golin e pësuar në minutën e fundit të pjesës së parë.

Turneu i kuqezinjve të vegjël mbyllet nesër, në orën 15:00, me ndeshjen që skuadra e Beqirit do të luajë ndaj Lituanisë.