International U-16 Tournament / Shqipëria fiton pastër me Lituaninë - FSHF

International U-16 Tournament / Shqipëria fiton pastër me Lituaninë

Shqipëria e 16 vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen e fundit të “International U-16 Tournament” që po zhvillohet në Turqi.

16 vjeçarët kuqezi kanë zbritur në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni; Zhuzhi; Pano; Zabeli; Kurbasha; Neziri; Kote; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni. Pjesa e parë u dominua e gjitha nga kuqezinjtë që sulmet e vazhdueshme i finalizuan në minutën e 26-të me Bajraktarin. Me rezultatin 1-0 u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes. Pjesa e dytë filloi ashtu si u mbyll dhe e para, me skuadrën e Beqirit që ka sulmuar portën e lituanesëve, duke gjetur menjëherë golin e dytë me anë të Adrian Nezirit, në minutën e 45-të. Në fundin e ndeshjes, kapiteni Çereni shënoi golin e tretë, në minutën e 77-të, duke shënuar dhe rezultatin final të ndeshjes.

Ky është bilanci i Shqipërisë U-16, në këtë turne:

15 Prill, Shqipëri 1-0 Bjellorusi
17 Prill, Turqi 1-0 Shqipëri
19 Prill, Lituani 0-3 Shqipëri