“International Memorial Tournament”, Shqipëria U-19 mundet nga Kroacia - FSHF

“International Memorial Tournament”, Shqipëria U-19 mundet nga Kroacia

Shqipëria U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, është mundur me rezultatin 4-0 nga Kroacia U-19.

Për kuqezinjtë kjo ishte ndeshja e katërt në këtë turne që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Kombëtarja luajti ndaj Real Madrid, Dinamo e Zagrebit, ku u mundëm 2-1, dhe fituam ndaj Olimpja Lubjanës 2-1. Ndeshjet u zhvilluan në datat 8,9,10 dhe sot, 11 gusht.

Shqipëria U-19 luajti me këtë formacion:Malaj, Lucaj, Selishta, Beqja, Rrapaj,Ibrahimi, Muci, Nurja,Shabani,Shimaj,Bernaca.