“International Memorial Tournament”, Shqipëria mundet 2-1 nga Dinamo e Zagrebit - FSHF

“International Memorial Tournament”, Shqipëria mundet 2-1 nga Dinamo e Zagrebit

Shqipëria U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, është mundur me rezultatin e ngushtë 2-1 nga Dinamo e Zagrebit, në ndeshjen e dytë të “International Memorial Tournament”, që po zhvillohet në Zagreb.

Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë ndaj vendasve të Dinamos së Zagrebit por pa mundur të marrin një rezultat pozitiv në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 18:15. Golin për përfaqësuesen tonë e shënoi Ernest Muci me kokë në minutën e 80-të. Muci shënoi edhe në sfidën e djeshme ndaj Real Madrid.

Kombëtarja e Dedes luajti me këtë formacion: Malaj (’80 Bushi), Rexhepi (’80 Nurja), Selishta (’59 Lucaj),
Hida, Beqja, Rrapaj(’48 Prenga), Ibrahimi (’48 Gashi), Muci, Shabani (’40 Shima), Ajazi (’59 Bernaca), Beu.

Shqipëria U-19,nesër në orën 18:15 do të zhvillojë sfidën e rradhës ndaj Olimpjas.