Internacional Tirana U-11, fiton Kupën “Vasillaq Zëri” - FSHF

Internacional Tirana U-11, fiton Kupën “Vasillaq Zëri”

FSHF Zyra Rajonale e Tiranës, ka organizuar ditën e sotme në ambjentet e kompleksit “Fari” në Tiranë, Kupën “Vasillaq Zëri” për futbollistët e moshës U-11.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë 8 skuadra futbolli, të ndara në dy grupe, A dhe B. Përballjet midis ekipeve u organizuan sipas një sistemi pikësh, në grupin A bënin pjesë: Tirana, Ali Demi, Rinia El dhe Atl.Tirana, kurse në grupin B, bënin pjesë: Akademia Zëri, Internacional, Dinamo dhe Akademia Etien. Finalja u luajt midis skuadrës Rinia El dhe Internacional, ku kjo e fundit fitoi me rezultatin 2-0.

Të pranishëm në këtë kupë, ishin familjarë të z.Zëri, bashkëkohës të tij dhe anëtari i Komiteti Ekzekutiv të FSHF-së, z.Vasil Bicaj.