Inagurohet impianti futbollistik ne Himare - FSHF

Inagurohet impianti futbollistik ne Himare

Sot perpara fillimit te ndeshjes se futbollit per Kategorine e pare Himara – Ada  ne qytetin e Himares eshte inaguruar fusha e re me bar sintetik. Ky eshte nje investim i perbashket i Federates Shqiptare te Futbollit dhe Bashkise se Himares. Vlera e kesaj fushe arrin ne gati 260 mije euro. Ajo ploteson te gjitha standartet nderkombetare duke perfshire ketu edhe Certifikaten FIFA 2 Star e cila eshte e larta deri me sot. Garancia per kete impiant eshte 7 deri ne 8 vjet.

Per inagurimin e ketij impianti ne qytetin e Himares ishte i pranishem Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit zoti Armand Duka i cili sebashku me Kryetarin e Bashkise Himare preu shiritin e kuq te urimit.

Zoti Duka shoqerohej nga Zevendesi i ti Bujar Kasmi dhe Sekretari i Pergjithshem Ilir Shulku. 

Pas kesaj feste Presidenti Duka ka uruar himariotet per sukses ne ndeshjet qe do te zhvillohen ne fushen e re  dhe ka premtuar se infrastruktura e futbollit shqiptar ke qene eshte dhe do te mbetet prioritet i rendesise se vecante  i Federates Shqiptare te Futbollit.