Historike! Vllaznia e femrave kualifikohet në UEFA Women’s Champions League - FSHF

Historike! Vllaznia e femrave kualifikohet në UEFA Women’s Champions League

Ekipi i Vllaznisë së femrave, ka arritur rezultatin historik duke u kualifikuar më tej në UEFA Women’s Champions League, falë dy fitoreve ndaj Wexford Youths 3-1, Birkirkaras 1-0 edhe barazimit të arritur sot 1-1 përballë Gintras, kampiones së Lituanisë, në grupin e 10-të ku bënin pjesë. Me këtë rezultat Vllaznia e femrave është skuadra e parë shqiptare që e kalon këtë fazë të rëndësishme.

Presidenti i FSHF, z.Armand Duka uroi ekipin e Vllaznisë duke përcjellë këtë mesazh: “Bravo Vllazni 👏 Kualifikimi i sotëm i Vllaznisë në UEFA Women’s Champions League është padiskutim një histori suksesi që duhet ndjekur nga të gjithë dhe një burim frymëzimi për të investuar akoma më shumë te futbolli femrave. Shumë urime Presidentit Matija dhe vajzave shkodrane që na bënë krenar me suksesin e tyre!”