Hidhet shorti, zbardhet kalendari i plotë i kampionatit të vajzave për sezonin futbollistik 2023-2024 - FSHF

Hidhet shorti, zbardhet kalendari i plotë i kampionatit të vajzave për sezonin futbollistik 2023-2024

Federata Shqiptare e Futbollit hodhi këtë të hënë shortin për sezonin e ri ‘Abissnet Superiore’ 2023-2024 të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Vajzave që është planifikuar të nisë më 1 tetor.

Të pranishëm në këtë short që u zhvillua në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ ishin specialistët e Departamentit të Garave, Endi Hyka dhe Neritan Koçi, si edhe përfaqësuesit e disa prej klubeve pjesëmarrëse në këtë kampionat, të cilët u njohën me kalendarin për 18 javët e këtij edicioni të ri.

Në ndryshim nga sezoni i fundit, Kukësi nuk do të jetë pjesë e kampionatit kombëtar të vajzave, ndërsa risi e këtij edicioni është ekipi i Gramshit. Skuadra e Tirana AS i është atashuar ekipit të Gramshit në këtë sezon futbollistik, duke garuar si një skuadër me të drejta të barabarta me të gjithë ekipet e tjera që marrin pjesë në kampionatin elitë të futbollit të vajzave.

Edhe në këtë edicion, kampionati kombëtar i vajzave përbëhet nga 10 skuadra dhe do të zhvillohet i ndarë në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë në total 18 ndeshje.

 

Java e parë e kampionatit të vajzave:

Partizani – Vllaznia

Gramshi – Apolonia

Tirana – Lushnja

Skënderbeu – Laçi

Kinostudio – Teuta

Kalendari i plotë i edicionit ‘Abissnet Superiore’ 2023-2024

Kalendari i kampionatit te vajzave – Sezoni 2023-2024