Hidhet shorti i Kategorisë së Dytë për edicionin 2019-2020, ja kalendari plotë - FSHF

Hidhet shorti i Kategorisë së Dytë për edicionin 2019-2020, ja kalendari plotë

Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për kampionatin kombëtar të Kategorisë së Dytë për edicionin 2019-2020. Skuadrat e ndara në dy grupe, kanë njohur kundërshtarët e tyre.

Specialistët e Sektorit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani dhe Eraldi Shera, realizuan dhe procedurën e hedhjes së shortit në prani të përfaqësuesve të klubeve dhe mediave. Drejtuesit e klubeve tërhoqën goglat që korrespondonin me numrin përkatës, si për ekipet e Grupit A, ashtu edhe për ato të Grupit B.

Sezoni 2019-2020 i Kategorisë së Dytë do të fillojë në datë 29 Shtator. Më poshtë do të gjeni edhe kalendarët e plotë të kampionatit:

Kalendari Kategoria e Dyte Gr.A

Kalendari Kategoria e Dyte Gr.B