Hidhet shorti i Kupes Pavaresia! - FSHF

Hidhet shorti i Kupes Pavaresia!

Është hedhur sonte në mbrëmje shorti për “Kupën Pavarësia” që do të zhvillohet nesër prej orës 11:00 në stadiumin e Korçës dhe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Shorti u hodh përpara darkës zyrtare mes drejtuesve të klubeve pjesëmarrëse dhe drejtuesve të FSHF-së.
Goglat kanë vënë përballë Tiranën me Strugën dhe Lirinë me Otrant. Si zakonisht në aktivitetet të tilla evente, shorti u hodh nga shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi.

Ky është edicioni i 9-t i këtij kompeticioni që organizohet nga FSHF në kuadër të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në edicionin e kaluar kampion u shpall ekipi i Kukësit pasi mposhti në finale Prishtinën. Te pranishem ne event ishin Sekretari Pergjithshem Ilir Shulku, Zv Presidenti I Federates te Kosoves Agim Ademi dhe perfaqesues te Klubeve nga Ulqini, Struga , Prizreni dhe Tirana.


Duke kontrolluar karten...