Kategoria e Dytë, ka çelur siparin për edicionin 2017-2018. Skuadrat e ndara në dy grupe, kanë njohur kundërshtarët e tyre pas shortit të hedhur në Federatën Shqiptare të Futbolllit. Sot paradite në orën 12:00, në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe atyre të medias, Sekretari i Pergjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku dhe shefi i Garave Lysien Nurishmi, ka hedhur shortin për Grupin A dhe Grupin B. Kampionati kombëtar i kësaj kategorie do të fillojë të shtunën më datë 1 tetor.

















