Grumbullohet Shqipëria U-20 në Durrës - FSHF

Grumbullohet Shqipëria U-20 në Durrës

Kombëtarja e Shqipërisë U-20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku është grumbulluar për një stejxh stërvitor tre ditor në kompleksin “Tropikal”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Biturku kanë filluar ditën e sotme seancat stërvitore dhe do ta mbyllin këtë fazë përgatitore në datën 30 janar. Sipas planifikimit që trajneri ka bërë sëbashku me Sektorin e Ekipeve Kombëtare do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore me skuadrën B të Partizanit, ditën e mërkurë ora 11:00 në ambjentet e kompleksit “Tropikal”.

Më poshtë do të njiheni me listën e futbollistëve të grumbulluar: