"GROW", NIS PROJEKTI AMBICIOZ I FSHF PËR FUTBOLLIN NË SHKOLLAT 9-VJEÇARE - FSHF

“GROW”, NIS PROJEKTI AMBICIOZ I FSHF PËR FUTBOLLIN NË SHKOLLAT 9-VJEÇARE

Projekti “GROW”, një projekt shumë i rëndesishëm i Federatës Shqiptare te Futbollit në bashkepunim me UEFA-n, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka ngritur siparin sot në dy nga shkollat 9-vjecare të qytetit të Elbasanit, “Qamil Guranjaku” dhe “Sule Harri” ku dhe është bërë promovimi i kësaj nisme të rëndësishme. Projekti “GROW”, një angazhim absolut i FSHF-së për futbollin në shkolla, për fëmijët, në mënyrë që të jenë sa më afër me këtë sport.

Ky start projekti, mblodhi sot ne keto dy shkolla fëmije pa fund, trajnerë, prinder në një entuziazëm të jashtëzakonshëm, një pasion për këta fëmijë të cilët ëndrren e tyre duan ta vazhdojnë sa më shumë. I pranishëm në ceremonine e promovimit të projektit , ishte Presidenti i FSHF-së Armand Duka,  Zv.Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kostandin Shkurti, Drejtoresha e shkollës 9-vjecare “Sule Harri”, N/Kryetari i Bashkisë së Elbasanit si edhe Drejtori i Arsimit në këtë qytet.

Janë mbi 200 shkolla në rang Republike, per vitin e pare te projektit të cilet duke filluar tashmë që nga ky muaj, ne baze të një marreveshje të firmosur midis FSHF-së dhe Ministrisë përkatëse, 1 orë në jave, në orën e edukimit fizik do të aplikojne orën e futbollit. Cdo gjë e koordinuar dhe e programuar sipas një programi specifik për këtë orë mësimore. Projekti “GROW” i është besuar edhe Shqipërisë sikundër edhe disa federatave të tjera nga UEFA. Kjo nismë aplikohet për herë të parë në vendin tonë, është nje projekt shumë i rëndësishem, ambicioz,  që afron fëmijët me sportin e futbollit.

Presidenti Duka në fjalën e tij u shpreh:-“Jam shumë i lumtur sot në këtë ditë shumë të rëndësishme, aq më shumë edhe me praninë e fëmijëve që lancojmë edhe projektin “GROW” në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n si edhe me Ministrinë e Arsimit. Një projekt shumë ambicioz për ti dhënë sa më shumë mbështetje pasionit dhe ëndrrës së fëmijëve për futbollin. Ky projekt do të shtrihet në të gjitjë vendin, në partneritet me Ministrinë e Arsimit. Një orë e edukimit fizik në javë do të jetë e futbollit dhe e fëmijëve që vrapojnë pas kësaj loje magjike. Ne si institucion e kemi prioritet absolut futbollin e fëmijëve dhe do të vazhdojmë të jemi pranë tyre me nisma e projekte të vazhdueshme. E ripërsëris: ndihem shumë i lumtur që ndodhem sot mes këtyre fëmijëve dhe po kaq i predispozuar që të mbështesim, përkrahim dhe inkurakojmë pasionin e tyre.”

Duke nisur nga dita e hënë në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë ky projekt do të nisë implementimin e tij në shkollat 9-vjecare publike.


Duke kontrolluar karten...