GRASROOTS, kryeqyteti mbledh fëmijët e vegjël në fushë! - FSHF

GRASROOTS, kryeqyteti mbledh fëmijët e vegjël në fushë!

Tirana ishte stacioni i radhës për aktivitetin e futbollit për fëmijët e moshës nga 8 deri në 10 vjeç, në kuadër të javës së aktivitetit “Grassroots”. Nën kurimin e zyrës rajonale të Tiranës, ditën e enjte, në ambjentet e kollonave prane sheshit “Nënë Tereza” në kryeyqytet, për më shumë se dy orë, fëmijët u aktivizuan në ndeshje të vogla futbolli, me tre pjesë me nga 10 minuta në fushat e improvizuara te kollonat pranë Korpusit Universitar. Një moshë shumë e ndjeshme për futbollin dhe që kanë nisur që tashmë të duan dhe të jenë pjesë e futbollit.  Jo pak fëmijë të moshës 8, 9, apo edhe 10-vjeç ishin prezentë në këtë aktivitet që ka patur një pjesëmarrje të gjërë në të gjitha zonat rajonale në Shqipëri. Argëtimi ishte pjesë e këtyre takimeve, në këtë projekt që do të vijojë sërish. Ndërkaq, si një prioritet absolut i FSHF-së, futbolli i fëmijëve është përfshirë tashmë në një axhendë të ngjeshur, ku aktivitetet për të do të shtrihen për të gjitha moshat në të gjithë vendin. Java e projektit “Grassroots” është një prej projekteve që pati një efekt të shkëlqyer te fëmijët dhe dëshira e tyre për të qenë afër futbollit. 


Duke kontrolluar karten...