“GJITHÇKA PËR FËMIJËT” ishte eventi i rradhës që FSHF organizoi sot në oren 11:00 në “Hotel Tirana” me prezencë të Presidentit të FSHF-së Armand Duka, Sekretarit të Përgjithshëm Ilir Shulku, ish-kapitenit kuqezi Lorik Cana, dhe një paneli të zgjeruar prindërish, akademikësh dhe trajnerësh. Futbolli i fëmijëve është prioritet absolut i FSHF-së, kjo tryezë ndau opinionet e përfaqësuesëve të federatës, trajnerëve, prindërve, femijët e të cilëve impenjohen në ekipe të ndryshme. Presidenti Duka në fjalën e tij theksoi :- “Në fillim të sezonit prezantuam projektin “Topi Yt”. Jemi e vetmja federatë që e kemi ndërmarrë një gjë të tillë. Një projekt tjetër pilot është “Grassroots”. Sot, futboll luajnë 8 mijë fëmijë, disa për pasion, të tjerë me qëllim që ta kthejnë në profesion. Federata është gjithmonë në mbështetje të kësaj grupmoshe, por jo vetem. Nëse nuk bëhen futbollistë do të bëhen njerez më të mirë. Ne marrim një lloj “feedback”-u nga prindërit, çfarë duhet të përmirësojmë dhe ku është më e nevojshme”.
Në një kohë që për pjesën e manualit të licensimit referoi Aldi Topciu dhe Kejdi Tomori për projektin “Grow”. Evente të tilla do të vazhdojnë dhe në të ardhmen në qytete të ndryshme me fokus te fëmijët.

















