Gjithçka gati për rifillimin e Kategorisë së Dytë, arbitrat përfundojnë testet fizike & seminaret teorike - FSHF

Gjithçka gati për rifillimin e Kategorisë së Dytë, arbitrat përfundojnë testet fizike & seminaret teorike

Kampionati i Kategorisë së Dytë do të rifillojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të në grupet A dhe B.

Në kuadër të përgatitjeve për rifillimin, Departamenti i Arbitrimit në FSHF ka zhvilluar teste fizike dhe seminare teorike për arbitrat dhe asistentët e kësaj kategorie.

Gjatë ditës së martë, arbitrat kryen me sukses testet fizike. Më pas, nën organizimin e Departamentit të Arbitrimit, u mbajt një seminar teorik ku u trajtuan: situata të ndryshme nga loja, u analizua performanca e tyre gjatë pjesës së parë të sezonit, problematikat e hasura gjatë ndeshjeve të kësaj kategorie dhe aspektet e punës së arbitrave që duhen përmirësuar.

Pas përfundimit të këtyre aktiviteteve përgatitore, gjithçka është gati për rikthimin e ndeshjeve këtë fundjavë.

 

arbitrat seminar kategoria 2


Duke kontrolluar karten...