Gjirokastër, vëzhgohen 70 futbollistë për kombëtaret e moshave - FSHF

Gjirokastër, vëzhgohen 70 futbollistë për kombëtaret e moshave

Janë zhvilluar ditën e sotme testimet e lojtarëve të talentuar për kombëtaret e moshave në zonën e jugut, zhvilluar në Gjirokastër, me datëlindjet 2001-2006.

Sektori i ekipeve kombëtare i përbërë nga Dritan Babamusta, shefi i sektorit, Sulejman Mema, specialist i ekipeve kombëtare dhe Maksim Tegu, përgjegjës i Zyrës Rajonale të Fierit, kanë ndjekur nga afër ndeshjet stërvitore të zhvilluara brënda grupit. Rreth 70 futbollistë të datëlindjeve: 2001, 2002, 2003, 2004, 2005 dhe 2006 janë vëzhguar me synim pasurimin e ekipeve përfaqësuese me elementët më cilësorë. Lojtarët pjesëmarrës në këtë seleksionim vinin nga qytetet: Saramdë, Delvinë, Përmet, Gjirokastër, Këlcyrë dhe Tepelenë.

Sikurse është praktikë nga sektori përkatës të dhënat e futbollistëve të vëzhguar do të hidhen në databazën e tyre dhe do të monitorohet ecuria e çdo lojtari nga stafet teknike në vazhdimësi nëpërmjet stërvitjeve dhe grumbullimeve që do të zhvillohen përgjatë të gjithë vitit.