Futsall / Shqipëria mund Greqinë, kuqezinjtë kualifikohen

Shqipëria e futsallit e drejtuar nga trajneri Erind Resuli ka fituar 5-3 me një lojë të mirë ndaj përfaqësueses greke në këtë ndeshje të dytë që kombëtarja jonë po luan në raundin e parë të fazës kualifikuese, që po zhvillohet në Maqedoni, i vlefshëm për Botërorin “Lituani 2020”.

Kuqezinjtë kanë zbritur në parket me këtë formacion: Rrapi, Alibegu, Mejzini, Selmanaj, Halimi (c). Autorët e golave ishin: Papaefstratiou 24:14, Kondylatos 27:09, Gkaifyllias 36:51 / Halimi 01:05, Mejzini 02:24, Alimi 15:06, Selmanaj 27:40,37:53.

Përfaqësuesja jonë me këto dy fitore rradhazi ndaj San Marinos dhe Greqisë, kalon në raundin kryesor të kualifikueseve. Shqipëria do të luaj edhe ndeshjen e fundit në grup ndaj vendasve të Maqedonisë në datën 3 shkurt ora 20:00.