Futsall/ Shqipëria fillon përgatitjet në prag të eliminatoreve për Botërorin 2020 - FSHF

Futsall/ Shqipëria fillon përgatitjet në prag të eliminatoreve për Botërorin 2020

Kombëtarja shqiptare e futsallit nën drejtimin e trajnerit Erind Resuli, ka filluar mini-fazën përgatitore në kuadër të ndeshjeve eliminatore për kualifikimin në Kampionatin Botëror Lituani 2020.

20 lojtarë janë duke u përgatitur intensivisht me nga dy seanca stërvitore në ditë në Prishtinë, për të arritur formën optimale në prag të raundit eliminator që do të zhvillohet në Maqedoni nga data 31 Janar deri më 3 Shkurt, ku Shqipëria do të përballet me Greqinë, Maqedoninë dhe San Marinon. Nga ky grup kualifikohen dy vëndet e para të cilat kalojnë në raundin tjetër kualifikues që zhvillohet në muajin tetor. Kuqezinjtë e fillojnë garën e tyre kualifikuese më datë 31 janar në ndeshjen kundër San Marinos, për të vazhduar me përballjen ndaj Greqisë në 1 Shkurt dhe përfunduar me ndeshjen e tretë ndaj vendasve të Maqedonisë.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve dhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Resuli:
31.01.2019
Shqipëri – San Marino  17:30
Maqedoni – Greqi  20:00

01.02.2019
Greqi –Shqipëri 17:30
Maqedoni – San Marino 20:00

03.02.2019
San Marino – Greqi    17:30
Maqedoni – Shqipëri 20:00

Raldi AGOLLI
Nacis ALIBEGU
Ylber ALILI
Fatos BEHARI
Azem BRAHIMI
Shqipron BRAHIMI
Fidan GASHI
Roald HALIMI
Allmir HASAJ
Endrit KACA
Rej KARAJA
Gashi KEMAL
Ermir KRYEZIU
Julio Cesar MARINHO DE MELLO
Mentor MEJZINI
Eljesa NEZIRI
Besnik REXHEPAJ
Klodian RRAPI
Halim SELMANAJ
Arber SHKODRA