FUTSAL/ SHQIPËRIA HUMBET NË MIQËSOREN E PARË NË RUMANI - FSHF

FUTSAL/ SHQIPËRIA HUMBET NË MIQËSOREN E PARË NË RUMANI

Kombëtarja shqiptare e futbollit në futsal e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, është mundur në ndeshjen e parë miqësore të zhvillur sonte në orën 18:00 në Arad të Rumanisë në kuadër të dy ndeshjeve miqësore, Rumani 3-1 Shqipëri. Kuqezinjtë golin e vetëm e shënuan me anë të sulmuesit Rej Karaj i cili shënoi në minutën e 21-të, sapo filloi pjesa e dytë e ndeshjes. Ndeshjen e dytë miqësore, përfaqësuesja jonë, do ta zhillojë nesër në oren 12:00 në Arad, Rumani.