FUTSAL/ SHQIPËRIA HUMBET MIQËSOREN E DYTË NDAJ RUMANISË - FSHF

FUTSAL/ SHQIPËRIA HUMBET MIQËSOREN E DYTË NDAJ RUMANISË

Kombëtarja shqiptare e futbollit në futsal e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, është mundur në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në orën 12:00 në Arad të Rumanisë, Rumani 4-3 Shqipëri. Kuqezinjtë ndonëse kaluan të parët ne avantazh me anë të kapitenit Roald Halimi në minutën e ’14 nuk kanë mundur të marrin një rezultat pozitiv në Rumani. Për Shqipërinë shënuan futbollistët: Halimi ’14, Neziri ’17, Alili ’27. Kjo ishte ndeshja e dytë, pas miqësores së parë që u zhvillua ditën e djeshme në orën 18:00, ku vendasit fituan 3-1.


Duke kontrolluar karten...