FUTSAL, FINALJA TIRANA-ALI DEMI LUHET TË DIELËN - FSHF

FUTSAL, FINALJA TIRANA-ALI DEMI LUHET TË DIELËN

Ditën e dielë do të luhet finalja e kampionatit kombëtar të futsalës midis ekipit të Tiranës dhe Ali Demit. Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Kjo përballje finale, do te luhet për të shpallur kampionin e sezonit 2017-2018 do të zhvillohet në orën 19:00, datë 3 qershor 2018. Ekipi kampion sipas rregullores do të marrë pjesë në turin paraeliminator të Champions League për Futsal.


Duke kontrolluar karten...