Futsal Euro 2022, Shqipëria njeh kundërshtarët e grupit - FSHF

Futsal Euro 2022, Shqipëria njeh kundërshtarët e grupit

Kombëtarja e Futsal, ka njohur sot kundërshtarët e saj të fazës kualifikuese për Futsal Euro 2022. Shorti e ka vendosur kombëtaren tonë në grupin e parë së bashku me fituesin e çiftit San Marino/Danimarkë, Kroacinë dhe Ukrainën.

Sipas rregullores së UEFA-s, kjo fazë është e ndarë në 8 grupe me nga 4 skuadra. Ndeshjet do të luhen në periudhën nëntor 2020-prill 2021. Fazën e grupeve e kalojnë 8 vendet e para dhe 6 skuadrat e dyta më të mira.

Është hera e parë që kuqezinjtë e drejtuar nga Erind Resuli, kalojnë në Elite Round, ku niveli i skuadrave përfaqësuese është shumë i lartë.