Futsal Euro 2022/ Shqipëria ka zhvilluar sfidën e dytë ndaj Andorrës - FSHF

Futsal Euro 2022/ Shqipëria ka zhvilluar sfidën e dytë ndaj Andorrës

Kombëtarja e futsal e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, ka zhvilluar pasditen e sotme, në orën 16:30 ndeshjen e dytë të raundit kualifikues të Futsal Euro 2022, Andorra 1-0 Shqipëri.

Shqipëria ka prodhuar lojë por pa mundur të gjej rrjetën e portës kundërshtare. Andorra ka shënuar në pjesën e dytë, minuta 29’59, dhe me këtë rezultat është mbyllur kjo ndeshje zyrtare.

Përfaqësuesja jonë e veshur me uniformën e dytë, atë të bardhë e filloi ndeshjen me këtë formacion ndaj Andorrës: Da Silva, Brahimi, Mezini, Selmanaj, Halimi (c).

Ndeshja e fundit dhe e treta në grup do të zhvillohet ndaj vendit organizator, Bullgarisë, në datën 1 shkurt në pallatin e sportit në Varna ora 19:00.