Futsal Euro 2022/ Shqipëria fiton 4-1 ndaj Bullgarisë, kualifikohet në Elite Round - FSHF

Futsal Euro 2022/ Shqipëria fiton 4-1 ndaj Bullgarisë, kualifikohet në Elite Round

Kombëtarja e futsal e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, ka fituar 4-1 ndaj Bullgarisë sonte në mbrëmje në ndeshjen e zhvilluar në Varna-Bullgari, e vlefshme për kualifikueset e Futsal Euro 2022.

Shqipëria me këtë rezultat arriti në kuotën e 6 pikëve, në vendin e parë në grupin D, duke u kualifikuar në Elite Round. Golat për kuqezinjtë i realizuan: Halimi 0’47;38’38; Karaja 15’53; Selmanaj 26’04.

Këto janë rezultatet e kombëtares:
29 janar/ Shqipëri 4-1 San Marino
30 janar/ Andorra 1-0 Shqipëri
1 shkurt/ Bullgari 1-4 Shqipëri

Renditja e grupit D:
Shqipëria 6 pikë
San Marino 4 pikë
Bullgaria 4 pikë
Andorra 3 pikë

Urimi i Presidentit Duka për suksesin e futsal: