Futbolli i femrave / Shqipëria njeh rivalët dhe kalendarin për EURO 2021 - FSHF

Futbolli i femrave / Shqipëria njeh rivalët dhe kalendarin për EURO 2021

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Eliminatoreve të Kampionatit Europian 2021 për futbollin e femrave. Shqipëria do të jetë në Grupin E sëbashku me Skocinë, Finlandën, Portugalinë dhe Qipron.

Menjëherë pas hedhjes së shortit, është përcaktuar edhe kalendari i plotë i Eliminatoreve ku ekipi Kombëtar shqiptar i drejtuar nga Vioresin Sinani do të fillojë ndeshjet eliminatore në 2 Shtator 2019 kundër Finlandës në shtëpi dhe i përfundon në 22 Shtator 2020 në ndeshjen me Portugalinë në transfertë.

2 Shtator 2019        Shqipëri-Finland
4 Tetor 2019           Shqipëri-Portugali
8 Tetor 2019           Finland-Shqipëri
8 Nëntor 2019        Shqipëri-Skoci
11 Mars 2020          Qipro-Shqipëri
5 Qershor 2020      Skoci-Shqipëri
18 Shtator 2020     Shqipëri-Qipro
22 Shtator 2020     Portugali-Shqipëri

Finalet e Europianit EURO 2021 për femrat do të zhvillohen në muajin korrik në Angli.