FSHF&UEFA per zhvillimin e Futbollit te Femrave - FSHF

FSHF&UEFA per zhvillimin e Futbollit te Femrave

Ne Federaten Shqiptare te Futbollit ka dy dite qe vazhdon nje takim i rendesishem midis Heike Ullrich   konsulente e Futbollit te Femrave ne UEFA dhe perfaqesuesve te FSHF-se te cilet drejtojne futbollin e femrave ne Shqiperi.

Gjithcka eshte e orientuar drejt rritjes e zhvillimit te futbollit te femrave ne vendin tone,  kjo edhe me financime, kualifikime e asistence te UEFA-s.

Zonja Ullrich e cila eshte njekohesisht Drejtoreshe e Departamentit te Futbollit te Femrave ne Federaten Gjermane te Futbollit u shpreh e kenaqur per ecurine e futbollit te femrave ne Shqiperi dhe tregoi bindje se me punen e perbashket e ardhmja e kesaj kategorie do te jete pa dyshim me e mire.

Ne takimet e saj perfaqesuesja e UEFA-s  eshte shoqeruar nga Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se Eduard Prodani dhe trajneri i ekipit Kombetar per femra mjeshtri i njohur  Altin Rraklli.

Heike Ullrich eshte pritur ne nje takim te vecante edhe nga Presidenti i FSHF-se zoti Armand Duka ku eshte diskutuar gjeresisht per ecurine e futbollit te femrave tek ne.