FSHF Zyra Rajonale Fier, organizon kupën "Sotiraq Tegu" në nder të ish-kapitenit të Apolonisë - FSHF

FSHF Zyra Rajonale Fier, organizon kupën “Sotiraq Tegu” në nder të ish-kapitenit të Apolonisë

FSHF Zyra Rajonale Fier në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit dhe klubin FK Apolonia, kanë zhvilluar kupën “Sotiraq Tegu” me grupmoshën U-11, në vlerësim të ish-kapitenit të këtij qyteti në vitet 80-të.

Në këtë event të rëndësishëm të qytetit të Fierit, morën pjesë 4 skuadra futbolli të U-11: FK Apolonia, QS Murialdo, Apolonia 1998 dhe Ylberi.

Federata e Futbollit, përmes anëtarit të KE, z.Tahir Kastrati, në shenjë respekti i dhuroi diplomë, kupë dhe top futbolli i cili u firmos edhe nga të pranishmit. Tegu u vlerësua edhe nga Kryetari i Bashkisë Fier, z.Armando Subashi me Çertifikat mirënjohjeje.

Ky turne u fitua nga skuadra e Apolonia 1998 e drejtuar nga trajneri i mirënjohur i moshave në vend, Romeo Haxhiaj dhe bashkëpunëtori i tij Agron Bashaliu. Lojtari më i mirë i turneut u zgjodh F.Hoxha i Apolonisë 1998. Ka qenë vetë Sotiraq Tegu ai që inkurajoi skuadrën fituese duke i dorëzuar kupën dhe medaljet.

Gjatë kësaj Kupe në nder të Tegut, morën pjesë ish futbollistë bashkëkohas të tij dhe sportdashës, ku përmendim ish futbollistët e njohur:Rr.Taho,Xh.Sefa,R.Baballëku,G.Taullau,Dh.Papuçiu, I.Haxhiraj,N.Divija,K.Tajari,P.Mali,P.Bardhi,Zh.Tartari, A.Cakrani,E.Miço,S.Argjendari,Ll.Gjika etj.