FSHF Zyra Rajonale Elbasan organizon kupën "Hekuran Jakupi" për U-15 në Elbasan - FSHF

FSHF Zyra Rajonale Elbasan organizon kupën “Hekuran Jakupi” për U-15 në Elbasan

FSHF Zyra Rajonale Elbasan ka zhvilluar kupën “Hekuran Jakupi” me grupmoshën U-15 në nder të ish-futbollistit të shquar të Elbasanit, dhe disa skuadrave të tjera të futbollit shqiptar si: Tirana, Bylis dhe Teuta.

Në këtë aktivitet morën pjesë skuadra e FK Elbasanit, AF Bajrami dhe QES Skills. Pas shortit të hedhur, u luajtën këto ndeshje:

FK Elbasani – QES Skills 0-2
QES Skills – AF Bajrami 0-3
FK Elbasani – AF Bajrami 0-2

Fituese e trofeut u shpall skuadra e AF Bajrami, e cila drejtohet nga vetë Hekuran Jakupi. Trofeun e dorëzoi Përgjegjësi i Zyrës Rajonale të Elbasanit, Ilirjan File, i cili përgëzoi z. Jakupi për arritjet në futbollin e luajtur por edhe si trajner. Ndër të tjera, File u shpreh se rrugën e Hekuran Jakupit, i cili ia ka kushtuar jetën sportit të bukur të futbollit, duhet ta ndjekin edhe brezat e rinj. Ndeshjet u zhvilluan në një atmosferë festive, ku nuk mungoi prezenca e shumë fëmijëve, prinderve të tyre dhe dashamirësve të futbollit dhe Hekuran Jakupit.