FSHF zhvillon analizën vjetore me trajnerët për ecurinë e përfaqësueseve - FSHF

FSHF zhvillon analizën vjetore me trajnerët për ecurinë e përfaqësueseve

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar ditën e hënë, në ambientet e FSHF, datë 9 dhjetor 2019, një analizë vjetore në lidhje me ekipet përfaqësuese të Shqipërisë.

Presidenti Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku kanë thirrur në këtë analizë vjetore Drejtorin Teknik Dzemal Mustedanagic dhe të gjithë trajnerët e ngjyrave kuqezi, sëbashku me teknikët e femrave dhe grupmoshave të Shqipërisë. Drejtuesit më të lartë të FSHF bënë një përmbledhje dhe shprehën pakënaqësinë për rezultatet sidomos të U-17 dhe U-19 ku pritshmëritë e FSHF ishin më të mëdha.

Në analizë u diskutuan disa çështje që kanë çaluar gjatë kësaj periudhe. FSHF do të vendosë në një moment të dytë për rikonfirmimin në detyrë ose jo të trajnerëve.