Sektori i Liçensimit pranë FSHF-së zhvilloi këtë të mërkurë një takim pune me të gjitha klubet e Kategorisë Superiore që do të aplikojnë për nje license nga UEFA & FSHF per sezonin 18-19(licensë që të jep mundësinë e pjesmarrjes në këto kompeticione). Në këtë takim përveç përfaqësuesve te klubeve të Superligës dhe Menaxherit te Licensimit ne FSHF, ishte prezent edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së z. Ilir Shulku, i cili kërkoi nga klubet angazhimin e tyre për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar.
Tryeza e drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm përcaktoi qartë rrugën që klubet duhet të ndjekin klubet për të plotësuar të gjitha kriteret. “Procesi i liçensimit të klubeve është një prioritet i vazhdueshëm që ka institucioni. Të gjithë aplikantët, në rastin konkret klubet tona u njohën me të gjitha kriteret dhe dokumentacionet përkatëse që duhet të sjellin, natyrisht e shoqëruar kjo edhe me afatet kohore, të përcaktuara. Një takim i tillë është bërë çdo vit në FSHF, teksa vazhdimisht klubet azhornohen dhe informohen me dokumentacionet që duhet të sjellin për liçensim”.
Gjatë takimit u diskutuan specifikat e reja që ka vendosur UEFA & FSHF-ja për klubet aplikante për një license, si dhe për mënyrën dhe afatet se si klubet duhet ti plotësojnë këto kritere:
• A- KRITERI SPORTIV
(afati përfundimtar i paraqitjes së dokumentave 28.02.2018)
• B- KRITERI I INFRASTRUKTURËS
(afati përfundimtar i paraqitjes së dokumentave 28.02.2018)
• C- KRITERI I PERSONELIT DHE ADMINISTRATËS
(afati përfundimtar i paraqitjes së dokumentave 28.02.2018)
• D- KRITERI LIGJOR
(afati përfundimtar i paraqitjes së dokumentave 28.02.2018)
• E- KRITERI FINANCIAR
(afati përfundimtar i paraqitjes së dokumentave 31.03.2018)

















