FSHF: Të gjithë arbitrat kanë nënshkruar Marrëveshjen e bashkëpunimit me Federatën! - FSHF

FSHF: Të gjithë arbitrat kanë nënshkruar Marrëveshjen e bashkëpunimit me Federatën!

Janë mbi 220 arbitra që nga Kategoria Superiore e deri tek moshat të cilët kanë nënshkruar dhe kanë depozituar prej ditësh në FSHF, marrëveshjen e tyre të bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit. Nuk ka asnjë të fshehtë apo fakt të deformuar në lidhje me këtë draft bashkëpunimi, mes Arbitrave të të gjitha niveleve dhe FSHF-së. Sektori i Gjykimit ka të depozituara prej ditësh edhe të gjitha kopjet e marrëveshjeve që vetë arbitrat e asistentët kanë nëshkruar me institucionin për këtë sezon të ri, e cila përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet përkatëse, reciprokisht për secilën palë. Janë ekzaktësisht 18 arbitrat kryesorë të Top-Listës në Kategorinë Superiore, dhe 34 asistentët e Superiores që kanë firmosur këtë marrëveshje. Po kështu, e në vijim: 26 arbitra kryesorë të Kategorisë së Parë së bashku me 36 asistentët e tyre; 31 arbitrat kryesorë të Kategorisë së Dytë së bashku me 36 asistentët përkatës. Po kështu edhe mbi 40 arbitra që gjykojnë të moshat. Marrëveshja u është prezantuar arbitrave nga Sektori Juridik në ditët e fundit të muajit gusht në Durrës gjatë seminarit të organizuar, dhe më pas kopjet e marrëveshjeve kanë mbërritur të firmosura dhe janë depozituar në FSHF, nga të gjithë arbitrat e lartcituar. Asgjë tjetër e fabrikuar në shtyp nuk është absolutisht e vërtetë, nuk është aspak shqetësuese, por vetëm një fabul e radhës.


Duke kontrolluar karten...