FSHF, takim me Presidentët e Kategorisë Superiore, më 3 qershor rifillon gara - FSHF

FSHF, takim me Presidentët e Kategorisë Superiore, më 3 qershor rifillon gara

Ditën e sotme në ambjentet e selisë së re të FSHF-së është zhvilluar takimi midis Presidentëve të klubeve të Kategorisë Superiore dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u diskutua mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Në takim merrte pjesë Presidenti Duka, Zv.Presidenti Libohova dhe Sekretari i Përgjithshëm Shulku.

Gjatë këtij takimi u diskutua protokolli mjekësor dhe kalendari, ku u vendos që Kategoria Superiore të rifillojë më 3 qershor dhe të përfundojë në datën 29 korrik 2020. U vendos gjithashtu që finalja e Kupes së Shqipërisë të zhvillohet në datën 2 gusht.