FSHF Sunday League Albania / Kastriotët fitojnë Superkupën, mundin në finale Panthers Shkodër - FSHF

FSHF Sunday League Albania / Kastriotët fitojnë Superkupën, mundin në finale Panthers Shkodër

Viti 2024 për futbolli amator 9×9 ka nisur me finalen e Superkupës.

Përballë në këtë ndeshje të veçantë, të luajtur në kompleksin “Miq për jetë” në Tiranë, u vunë kampionët e “FSHF Sunday League Albania” për sezonin 2022-2023, Kastriotët dhe fituesit e FSHF Cup, Panthers Shkodër.

Ndeshja ka qenë mjaft e bukur, me emocione e gola dhe në fund festuan Kastriotët që triumfuan 3-1 ndaj Panthers Shkodër.

Kampionët nuk e vendosën asnjëherë në diskutim fitoren dhe ja dolën mbanë të realizonin tre herë me Rei Qilimi, Ergys Sorra dhe Armando Qoshja duke siguruar kështu Superkupën e futbollit 9×9 për këtë edicion. Ndërsa për skuadrën e Panthers Shkodër golin e vetëm e realizoi Alsid Tafili. 

Në përfundim të finales është organizuar edhe ceremonia tradicionale për dorëzimin e trofeut. I pranishëm ishte specialisti i futbollit amator, Igli Mumajesi i cili i dorëzoi kupën dhe medaljet ekipit fitues Kastriotët.


Duke kontrolluar karten...