FSHF Sunday League Albania/ Elso triumfon në finale, fiton kupën Kategoria e Dytë - FSHF

FSHF Sunday League Albania/ Elso triumfon në finale, fiton kupën Kategoria e Dytë

Është luajtur një tjetër finale në FSHF Sunday League. Kupa Kategoria e Dytë u fitua nga Elso që mundi 2-1 skuadrën e Musa.

Ndeshja e zhvilluar në kompleksin “Miq për jetë” në Tiranë dhuroi emocione, pasi ishte e luftuar deri në minutat e fundit. Në pjesën e parë Elso mori avantazhin, ndërsa në të dytën dyfishoi rezultatin. Në anën tjetër, Musa pas kalimit të disa minutave shkurtoi diferencën dhe rihapi takimin por pa mundur të gjente sërish rrugën e rrjetës.

Në fund takimi final u mbyll 2-1 për Elson që siguroi kupën Kategoria e Dytë.

Kupa dhe medaljet për ekipin fitues të kupës Kategoria e Dytë u dorëzuan nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, Jurgen Demneri.

Në play-off-in e skuadrave që garojnë për titullin kampion ose siç quhet ndryshe “Kupa e Kampionit, sot në mbrëmje do të luhen 2 sfidat e para çerekfinale, IMMI – Kastriotët dhe Primo MFC – ATS, ku do të përcaktohen dy ekipet e para që do të kalojnë në gjysmëfinale.

Kupa e kampionit

Çiftet Çerekfinaliste

Dymbëdhjeta – Vila-L

IMMI – Kastriotët

Dajti – Al Ar

Primo MFC – ATS