FSHF & Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë organizojnë festival futbolli për vajzat e moshës 9-13 vjeçe - FSHF

FSHF & Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë organizojnë festival futbolli për vajzat e moshës 9-13 vjeçe

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë organizoi të premten e 14 marsit festivalin e futbollit për vajza të moshës 9-13 vjeçe në Shtëpinë e Futbollit.

Gjatë këtij festivali, vajzat e vogla patën mundësinë të jenë pjesë e një atmosfere pozitive dhe festive, që synon promovimin e futbollit të bazës. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe shumë trajnerë profesionistë, të cilët udhëhoqën vajzat dhe i ndihmuan gjatë lojës.

Ky ishte vetëm një nga shumë aktivitetet që Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë ka organizuar për të mbështetur zhvillimin e futbollit për djem dhe vajza.


Duke kontrolluar karten...