FSHF, seminar me delegatët e Superiores dhe Kategorisë së Parë - FSHF

FSHF, seminar me delegatët e Superiores dhe Kategorisë së Parë

Në prag të rifillimit të pjesës së dytë të sezonit, Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit organizoi një seminar me delegatët e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.

Nën drejtimin e Sekretari të Përgjithshëm të FSHF-së Ilir Shulku dhe drejtuesit të sektorit, Lysien Nurishmi u zhvillua një analizë e mbarëvajtjes së gjysmës së parë të sezonit 2018-2019. “Kërkoj impenjim maksimal në prag të pjesës së dytë të sezonit, dhe për faktin se ngarkesa dhe përgjegjësia është më e madhe. Kërkohet bashkërendim më i mirë ndërmjet delegatëve dhe klubeve për të përmirësuar organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve”, theksoi zoti Shulku në fjalën e tij.

Në fund të seminarit, pas prezantimit të një materiali mbi detyrat e delegatit përgatitur nga Sektori i Garave, të pranishmit ju nënshtruan një testimi teorik mbi njohuritë e rregullores për organizimin e ndeshjeve.