FSHF respekton kontributin e Luigj Preçit - FSHF

FSHF respekton kontributin e Luigj Preçit

Luigj Preçi, një prej fotoreporterëve më pasionant të sportit dhe kryesisht, futbollit, për afro 60 vjet, ka ndjekur shumë veprimtari kombëtare, në nivel kampionati dhe kupe Shqipërie, si edhe përballjet ndërkombëtare. I cili me pasion ka pasqyruar përmes fotove një pjesë të fubollit shqiptar.

FSHF e respektoi punën dhe kontributin e tij, me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, i dhuroi mirënjohjen e institucionit të futbollit për kontributin e tij të gjatë. Ajo u shoqërua me bluzen e personalizuar të ekipit kombëtar me emrin e Luigj Preçit dhe numrin 80.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë figura te sportit shqiptar, gazetarisë dhe familjarë të tij.