FSHF respekton 1 vjetorin e largimit nga jeta të Safet Berishës - FSHF

FSHF respekton 1 vjetorin e largimit nga jeta të Safet Berishës

Federata Shqiptare e Futbollit ka respektuar sot 1 vjetorin e largimit nga jeta të ish kapitenit të Kombëtares dhe skuadrës së Partizanit, Safet Berisha. Ceremonia përkujtimore u zhvillua në oren 12:00 në Muzeun Historik Kombëtarë në Tiranë. Të pranishem ishin familjaret e ish futbollistit të ekipit përfaqësues, bashkëkohes të tij si edhe FSHF. Në fjalën e tij Presidenti Duka u shpreh” Jemi mbledhur sëbashku për kujtimin dhe kontributin e shquar që ka dhënë në futbollin shqiptar një figurë e madhe si Safet Berisha. Ai do të kujtohet për kontributin te Partizani, por edhe në kombëtaren shqiptare. U nda nga jeta një vit më parë, por ne e kujtojmë në këtë përvjetor dhe do të vazhdojmë ta kujtojmë per atë cka ka dhënë në futbollin tonë.”

Safet Berisha ka lindur më 11 nëntor 1949, në qytetin e Durrësit në fundin e viteve ’60 është aktivizuar me skuadrën e Partizanit me të cilën ka vazhduar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, duke u shpallur disa herë kampion kombëtar dhe fitues i Kupës së Republikës. Ka luajtur 20 ndeshje me skuadrën kombëtare në një periudhë të gjatë kohore prej 11 vjetësh, duke qenë gjithmonë i pranishëm në formacionin bazë dhe më pas edhe si kapiten i saj. Ndeshjen e parë e ka zhvilluar më 13 dhjetor 1970 në ndeshjen Turqi-Shqipëri, ndërsa të fundit më 18 nëntor 1981.

safet berisha1

safet berisha 2

safet berisha 4