FSHF promovon futbollin në shkolla - FSHF

FSHF promovon futbollin në shkolla

Federata Shqiptare e Futbollit promovon futbollin në shkolla. Sot u zhvillua një mini kampionat për djem dhe vajza midis klasave 9-vjeçare dhe atyre të mesme.

Ekipeve fituese ju dorëzuan kupat, medaljet dhe suvenire të FSHF. Të pranishëm në këtë ceremoni për të dorezuar kupat ishin Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, i shoqëruar dhe nga shefi i sektorit të garave Lysien Nurishmi. Në mesazhin e tij, drejtuar nxënësve të kësaj shkolle, z.Shulku theksoi: “Jam shumë i lumtur që ndodhem sot pranë jush, duke parë që e përqafoni këtë sport dhe jeni pranë tij, gjithsesi perfitoj nga rasti të ftoja më shumë, pjesën tjetër joaktive që të merret me futboll e të kuptoj se ky sport është shumë i dobishëm kryesisht për moshën tuaj.
Gjithashtu do të dëshiroja shumë, që të inkurajoja femrat të luanin futbollin. Futbolli i femrave tashmë ka arritur shkallët e suksesit dhe sa më shumë qe ju e përkrahni këtë sport, aq më shumë talente arrijmë të evidentojmë”.

Shkolla “Protagonistët”, i shprehu mirënjohje FSHF-së për promovimin dhe suportin që institucioni i futbollit i bëri nxenësve të saj, si edhe e vleresoi me nje certifikatë.