FSHF/ PROGRAMI MEDIATIK I DITËS SË MËRKURË (4 tetor 2017) - FSHF

FSHF/ PROGRAMI MEDIATIK I DITËS SË MËRKURË (4 tetor 2017)

Ora 11.00 – Presidenti i FSHF-së, Armand DUKA takon futbollistët dhe stafin e ekipit kombetar të futbollit, në hotel “Leonardo”, përpara nisjes së Turneut Zyrtar eleminator të UEFA-s, për ekipet kombëtare U-19.
 
Ora 12.00 – Dy Presidentët respektivë të FSHF-së dhe Federatës së futbollit të Malit të Zi, Armand Duka dhe Dejan Saviçeviç do të ndjekin së bashku ndeshjen eleminatore të Turneut U-19 në Kamzë, Mali i Zi-Norvegji.
 
Ora 12.00 – Ndeshja zyrtare eleminatore zyrtare për turneun UEFA U-19 Qualifiers, në stadiumin e Kamzës, Mali i Zi – Norvegji.
 
Ora 12.00 – Dy futbollistët e ekipit kombëtar U-21, Abazaj e Ramadani, do të dalin përpara mediave në një konferencë për shtyp në stadiumin “Elbasan Arena”, në vigjilje të ndeshjes zyrtare eleminatore të 10 tetorit me Islandën.
 
Ora 13.30 – Dy futbollistët e ekipit kombëtar të futbollit, Armando SADIKU dhe Andi LILA do të dalin në një konferencë për shtyp në rezidencën e kombëtares në “Tropikal”, për dy ndeshjet zyrtare  eleminatore.
 
Ora 14.00 – Ndeshja zyrtare eleminatore zyrtare për turneun UEFA U-19 Qualifiers, në “Selman Stërmasi”, UKRAINË-SHQIPËRI.
(Pas ndeshjes, konferenca për shtyp në ambjentet e stadiumit)
 
Ora 17.00 – Skuadra Kombëtare A e futbollit do të zhvillojë seancën stërvitore të pasdites, në fushën e stërvitjeve në “Tropikal”.
 
Vetëm 15 minutat e para kanë akses mediatik!

Duke kontrolluar karten...