FSHF prezanton Uniformën e Re të Kombëtares - FSHF

FSHF prezanton Uniformën e Re të Kombëtares

Pasditen e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar uniformën e re të kombëtares për vitin 2019-2020, që përkon me kualifikueset e EURO 2020.

Shqipëria do të fillojë me uniformën e re, të kompanisë Macron pikërisht ditën e premte, datë 22 mars, në ndeshjen e parë të këtyre eleminatoreve ndaj përfaqësueses turke në stadiumin “Loro Borici” Shkodër.

Të pranishëm në këtë event ishin drejtuesit më të lartë të FSHF, figura të futbollit shqiptar, sponsor dhe mediat kombëtare. Në fjalën e tij, Presidenti Armand Duka, u shpreh: ” Jemi në këtë ditë të rëndësishme të prezantimit të uniformës së kombëtares, për dikë mund të duket një punë formale, por kompania Macron ka kryer një punë kolosale. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë punuar në këtë javë të rëndësishme, ku kemi prezantuar edhe sponsorin Gjeneral, Vodafone Albania, si edhe sponsor të tjerë. Të gjitha këto shpresoj që të sjellin një paraqitje të mirë të ekipit përfaqësues. Uroj që ndeshjen e parë ndaj Turqisë të kemi sukses dhe ta nisim me këmbën e mbarë. Po ashtu i uroj shumë suksese edhe sponsorit tonë Macron, i cili në cdo rast na është përgjigjur për kërkesat që kemi pasur. Edhe njëherë faleminderit dhe ditën e premte shpresoj që të gjithë bashkë të gëzojmë me një rezultat pozitiv të ekipit tonë kombëtar.”