FSHF organizon workshop ndërkombëtar mbi të drejtën sportive me lektorë të njohur nga FIFA e UEFA - FSHF

FSHF organizon workshop ndërkombëtar mbi të drejtën sportive me lektorë të njohur nga FIFA e UEFA

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 15 mars një workshop ndërkombëtar ku do të diskutohen çështje të së drejtës sportive. Pjesëmarrës në këtë workshop do të jenë ekspertë të njohur të fushës së drejtësisë sportive në Europë dhe në Shqipëri, profesionistë të fushës ligjore, përfaqësues të klubeve dhe përfaqësues të organeve juridike të FSHF-së.

Workshop-i do të trajtojë specifikisht disa aspekte të së drejtës sportive, ku do të diskutohen tema të ndryshme si transferimi i lojtarëve, rregullorja e agjentëve të FIFA-s, jurisprudenca e BE-së dhe jurisprudenca e gjykatës së futbollit, FIFA.

Lektorët do të jenë emra të njohur si Thomas Leblatier, Këshilltar Ligjor pranë departamentit të Clearing House të FIFA-s, Jacques Blondin, Avokat dhe Drejtor i Departamentit “Regulatory Enforcement” në FIFA, Salvatore Civale, Drejtor i Qendrës së Legjislacionit dhe Politikave Sportive, Andrea Marchetti, Avokat i specializuar në fushën e të drejtës sportive si dhe Aldi Topçiu, Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit në FSHF.

Ky workshop që organizohet nga FSHF ka si qëllimin të sjellë zhvillimet më të fundit të drejtësisë sportive dhe praktikat ligjore sipas modeleve më të suksesshme europiane nëpërmjet eksperiencës të ekspertëve të njohur ndërkombëtar.