FSHF aktivitet me vajzat e shkollave 9-vjeçare në Tiranë për 8 Marsin - FSHF

FSHF aktivitet me vajzat e shkollave 9-vjeçare në Tiranë për 8 Marsin

FSHF Zyra Rajonale Tiranë me rastin e 8 Marsit ka organizuar ditën e premte një aktivitet në fushën e parkut të liqenit të Tiranës. Në këtë aktivitet futbolli morën pjesë 4 ekipe vajzash:

1. Olimpik Junior Kombinat
2. Tirana As
3. Shkolla “Osman Myderizi”
4. Shkolla “4 Deshmoret”

Përballjet midis skuadrave u zhvilluan me sistem pikësh dhe vendin e parë, e fitoi shkolla “Osman Myderizi” dhe në vend të dytë, u rendit ekipi Tirana AS. Kupa për ekipin fitues u dorëzua nga “Legjenda e Futbollit Shqiptar”,  z.Sulejman Demollari.